E hënë, 23 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:15 Në vijim ora 23:15: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Shorti i vuri sërish përballë, Xhaka për Kosovën: Skuadër e fortë, nuk i kemi mundur asnjëherë

Kapiteni i Zvicrës por me gjak shqiptar, Granit Xhaka, ka komentuar shortin e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, e cila e vuri sërish skuadrën heleve përballë Kosovës.

Xhaka është shprehur se Kosva është një skuadrër e fortë, po ashtu ai ka vlerësuar edhe dy skuadrat e tjera në grup, Suedinë dhe Slloveninë.

“Kosova, një skuadër e fortë dhe sigurisht gjithmonë një ndeshje e veçantë dhe e bukur për mua dhe familjen time. Ka kohë që nuk luajmë kundër Suedisë dhe Sllovenisë. Dhe asnjëherë nuk kemi mundur të fitojmë kundër Kosovës, ndaj së cilës kemi luajtur dy herë në kualifikueset e fundit të Kampionatit Europian dhe në një ndeshje miqësore. Grup shumë i lezetshëm, por i vështirë”, u shpreh Xhaka.

Vazhdo të lexosh

Reklamë