Shorti i fazës së 1/8 të Uefa Champions League ka rezervuar dule shumë të forta.

Supersfida do të jetë ajo mes Barcelonës dhe PSG. Një duel spektakolar që vitet e fundit  ka dhuruar ndeshje spektakolare mes këtyre dy klubeve aq më tepër që në mes janë yjet e futbollit botëror, Messi, Neymar dhe Mbappe.

Duel interesant edhe ai mes Atletico-Madrid dhe Chelsea.

Ndërkohë Bayerni kampion në fuqi gjen përballë skuadrën e Lazio, ku janë shqiptarët Tare, Strakosha dhe Muriqi.

Juventus, ka qënë me fat në short sepse gjen portugezet e Portos që nuk janë një ekip I pakalueshëm ndërsa Atalanta e Berat Gjimshitit do të ketë punë me Real Madrid.

Duel I bukur anglo-gjerman ai mes Leipzig dhe Liverpool ndërsa skuadra e Klopp është favorite.

Sevilla vs Dortmund është një ndeshje që pritet të ofroje ekuiliber ndërsa përplashja tjetër anglo-gjermane mes Gladbah dhe Manchester city favorizon skuadrën e Pep Guardioles.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *