Zbardhen detaje të reja shokuese nga vrasja që tronditi Greqinë pak kohë më parë, ku piloti grek Babis Anagnostopoulos, që vrau në mënyrë mizore bashkëshorten e tij 20-vjeçare, Caroline, në sy të foshnjes 11-muajshe.

 

Hetimet kanë zbuluar se piloti 31-vjeçar kishte marrëdhënie seksuale me një transgjinore, të njohur si “Emanuela”.

 

Në një intervistë të dhënë për mediat greke, ajo ka rrëfyer se marrëdhënia e tyre ishte e dhunshme dhe se e kishin vazhduar edhe pas martesës së tij.

 

“Kur e pashë në TV, ngriva”, tha ajo për median greke.

 

Babis Anagnostopoulos, pasi vrau gruan, ‘stisi’ ngjarjen sikur të kishte ndodhur një grabitje në shtëpi dhe sikur e reja britanike ishte vrarë nga hajdutët. Për një muaj, ai aktroi para hetuesve dhe mediave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *