Gazetari Flogert Muça duke folur në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, tha se Primaret në PD po përdoren nga Sali Berisha për të nxjerrë jashtë gare të pabindurit, e për të futur në rresht ata që do t’i përdorë në betejë nesër.
Sipas tij duke parë në Primaret e PD Gjin Gjonin dhe Arian Ndoin, apo Adriatik Llallën në sallë të cilët janë përzënë nga sistemi i drejtësisë, bëhet më e qartë panorama se për çfarë shërbejnë këto Primare.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Si të duket procesi i Primareve?
Muça: Doktori ka thënë jam i hapur me të gjitha partitë, me vetëm një përjashtim, Lulzim Bashën. Luli është ministër i Ramës. Më pëlqeu prezantimi i Grigelsit, prej 20 vitesh në PD. Lajmi i keq është se Grigelsit i janë dashur 20 vite që të kandidojë për të qenë kandidat për deputet.
Borakaj: Ndoshta nuk ka patur ambicie.
Muça: Që ka patur ambicie kjo nuk diskutohet. Më bëri përshtypje ajo që kandidojnë njerëz të ndryshëm dhe në një moment vendos Kryesia, por kjo lë shteg për pakënaqësi brenda Primareve. Precendentët mua më bëjnë pesimist. Që nga viti 2000 kur janë bërë Primaret e para të Doktorit për Bashkinë e Tiranës ka qenë në garë Bensik Mustafaj dhe 2-3 të tjerë, dhe kur u bë prezantimi Doktori tha kemi kandiat filanin, fistekun dhe njeriun e letrave. Gara mes Bashës dhe Olldashit ishte një katrahurë në procesin e votës. Pastaj vijmë te Primaret e vitit 2023, edhe aty ka patur pafund pakënaqësi dhe njerëz seriozë që kanë denoncuar që votat orientoheshin. Të gjitha këto janë pika të dobëta që e bëjnë këtë proces të paragjykuar. Nëse 1 rast i vetëm del se X ka ndikuar në votë, evantualisht nëse nuk fiton Jony do të ketë dhe ky gjykimin e vet. Sa i përket asaj që i thatë Mentorit, ai prokurori me Rrumin, ai Gjin Gjoni në Lezhë, Llalla në sallë, kur shoh dhe narrativën e Doktorit që do bëj reformë tjetër në drejtësi mua më duket projekt politik dhe projekt për drejtësinë e së nesërmes. Kjo është një instrument për të skarcuar ata që nuk i ka në rresht dhe do të afrojë ata që do të jenë në rresht me të kundër atyre që i ka përballë.
Pano: Po të ishte puna me nxjerrë ata që do në rresht e bën si Edi Rama.
Muça: Pikërisht për këto argumente i ka bërë primaret ai.





