Britania e Madhe është shokuar këtë të shtunë nga një lajm I rëndë që erdhi nga bilanci ditor I autoriteteve mbi pasojat e Covid 19 në këtë vend.

Përvec numrit rekord të viktimave 708 vetëm në 24 orët e fundit, lajmi tjetër shokues ishte vdekja e një fëmijë.

Bëhet fjalë për një të mitur 5 vjecar që bëhet kështu viktima në moshë më të vogël nga koronavirusi në Europë, teksa më heret kishte humbur jetën një vajze 12 vjece ne Belgjike.

Nuk janë zbuluar shumë të dhëna mbi djalin e mitur 5 vjecar mirëpo “Daily Mail” që citon burime të vetat, bëhet e ditur se fëmija kishte pasur edhe patologji të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *