E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

GJKKO shtyn për në 12 tetor dosjen “Partizani”, mungesa e avokatëve pezullon seancën

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë për në 12 tetor seancën për dosjen “Partizani”, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, biznesmeni Fatmir Bektashi dhe një notere.

Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e avokatëve, në kuadër të bojkotit të seancave të GJKKO-së nga avokatët. 

Reklamë

Çështja “Partizani” lidhet me procedurat e privatizimit dhe zhvillimit të pronave të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Sipas akuzës së SPAK, Jamarbër Malltezi dyshohet se ka përfituar nga privatizimi i pronave, ndërsa Fatmir Bektashi është përfshirë në zhvillimin e tyre me ndërtimin e pallateve.

Procesi ndaj të pandehurve vijon në GJKKO, ndërsa seanca e radhës është caktuar për 12 tetor..

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.