Festa me shqiponjë nga Zhegrova dhe Kolo Muani në fitoren e Juventus

Futbollisti i Kosovës Edon Zhegrova ishte protagonist në suksesin 4-0 të Juventusit ndaj Venezias, duke dhuruar një asist të bukur për golin e tretë të realizuar nga Juan Cabal.
Zhegrova u aktivizua si titullar dhe tregoi sërish aftësitë e tij në krahun e djathtë, duke krijuar rrezik me driblimet dhe krosimet.
Një tjetër moment që tërhoqi vëmendjen ishte festa pas golit të Randal Kolo Muanit. Zhegrova dhe sulmuesi francez festuan së bashku duke bërë shqiponjën me duar, një gjest simbolik që nuk kaloi pa u vënë re nga tifozët shqiptarë dhe ata të Kosovës.
Për Zhegrovën, kjo ishte një tjetër paraqitje pozitive me fanellën bardhezi, ndërsa fjalët e Spallettit tregojnë besimin që trajneri ka te cilësitë e tij.
Juventusi, ndërkohë, shpreson që talenti i Zhegrovës të shoqërohet me vazhdimësi, për ta ndihmuar skuadrën në objektivat e këtij sezoni.




