Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Turqi me pasojë dy të vdekur dhe 34 të lënduar.

Mediat në Turqi raportojnë se një autobus plotë me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Aksidenti fatal ka ndodhur në zonën e Babakonağı në autostradën Ankara-Niğde.

Sipas autoriteteve në Turqi dyshohet se  aksidenti ka ndodhur për shkak të pakujdesisë nga shoferi. Mendohet se aksidenti ka ndodhur pasi shoferin e zuri gjumi në timon, shkruajnë mediat vendase.

Por shoferi pretendon se nuk e zuri gjumi në timon

Në deklaratën e tij për policinë, shoferi Hannan S. thote se nuk ka fjetur në timon, ai është shprehur se humbi kontrollin kur një kamion nisi ta parakalonte.

“Nuk fjeta. Një kamion donte te me parakalontedhe  në atë moment kam humbur kontrollin”, citohet të ketë thënë shoferi. 

./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *