Dy të mitur humbën jetën në një aksident rrugor mbrëmjen e të martës në Durrës.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Gjykatës së Apelit në Shkozet. Viktimat, të moshave 13 dhe 15 vjeç, ishin duke lëvizur me një çiklomotor që drejtohej nga nje i aferm i tyre, kur u përplasën me një makinë tip “Ford”.

 

Nga goditja e fortë humbi jetën në vend fëmija 15-vjeçar, ndërsa mori plagë të shumta në trup shoku i tij 13-vjeçar, i cili ndërroi jetë pak orë më vonë në spital.

 

Shkak për aksidentin dyshohet se u bë shpejtësia, pasi të dy drejtuesit ishin në gjendje të dehur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *