Vendi
Mjeti del nga rruga nga moti i keq, dy të plagosur nga aksidenti në rrugën Korçë-Bilisht

Një furgon udhëtarësh u aksidentua paraditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Korçë-Bilisht.
Sipas policisë, shoferi humbi drejtimin e mjetit pas një kthese të fortë, duke përfunduar në anën tjetër të rrugës.
Reklamë
Grupi hetimor dyshon se shkak për aksidentin janë bërë shpejtësia dhe lagështia në rrugë, prej motit me reshje shiu dhe dëbore.
Në furgon udhëtonin pesë persona, dy prej të cilëve morën plagë të lehta dhe u dërguan në spitalin e Bilishtit për trajtim mjekësor./vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




