Subscribe

Punimet për projektin e rehabilitimit të segmentit rrugor Pallati me shigjeta – rrethrrotullimi Shqiponja pritet te nisin se shpejti.Autoritetet kanë hartuar edhe planin e menaxhimit të trafikut gjatë punimeve.

 

ARTAN SHKRELI

 

ZV/MINISTER I INFRASTRUKTURES DHE ENERGJETIKES

 

“Është me te ngarkuarit në nivelin e fluksit në gjithë republikën. Tashmë është bërë prej shumë kohësh, jo vetëm nje kamzhik për jetën e qytetarëve në shume pikëpamje jo vetëm nga ajo e trafikut, por edhe nga an tjetër duket sikur është nje nyje, zgjidhja e së cilës do të sjellë, në mënyrë të suksesshme zgjidhjen e shumë problematikave që kanë të bejnë me këtë transport. Kjo skemë e cila është baza e skemës që do administrojë trafikun .Eshtë një skemë që mund te ketë devijime shumë të vogla duke ju përshttur të papriturave qe mund të ndodhin në terren .Do fuqizohen edhe akset alternative, pra do stimulohet lëvizja e qytetarëve në këto akse për të arritur pikat qe normalisht mundësohen vetëm nëpërmjet këtij rrethrrotullimi.”

 

Devijime do të pësojnë disa akse që do të lehtësojnë lëvizjet e automjeteve në dy drejtime kryesore.

 

ERGYS VERDHO

 

KREU I AUTORITETIT RRUGOR SHQIPTAR

 

“Drejtimi Drr – Tr do bëhet shfryrja e trafikut në dy pika të reja. Në pikën e rrugës Dardania në afërsi të kompleksit Eifel si dhe rruga Kasem Shima në afërsi te Ceo Farmës, këto dy aksese do aksesojnë Tr nga zona e Yrshekut Kasharit Yzberishtit dhe e Kombinatit dhe njekohesisht për të devijuar trafikun në raste se do ketë mbingarkesë në mbikalimin Casa Italia. Devijojmë trafikun në mbikalimin Casa Italia me dy korsi dhe gjendemi me tre korsi në rrugën drejt rreth. Shqiponja bashkë me atë që vjen nga nënkalimi i Kamzës. Nga nënkalimi i Kamzës vijne dy korsi ku njëra prej tyre futet në rrugën 7 marsi dhe nje tjeter bashkohet me dy korsi te mbikalimi. Vazhdojmë me 3 korsi në rreth. Shqiponja, ku i cili përfton një tranformim, rritje në rreze dhe spostim nga jugu me 30 metra. Ndryshimi i vetëm vjen nga Zogu i Zi për në rreth. Shqiponja ku nga 4 korsi në pjesën në 100 metrat e fundit të daj behët me 3 korsi për tju përshtatur rrethrrotullimit të madh. Pjesa tjeter, vazhdon po pra me 3 korsi drejtimi sheshi Shqiponja – pallati me shigjeta, dhe e kundërta. Kemi menduar nje skemë trafiku te pajisur me sinjalistikën e duhur të kantierit, me vijëzime të verdha, sinjalistikë horizontale dhe vertikale për të qenë e sigurtë, policiia në bashkepunim. Punohet 24 orë derisa vepra të mbarojë.”

 

Shpronësimi ka qenë pengesa kryesore fillimin e nderhyrjes.Ministria e infrastrukturës thote se shpronësimet ne kete segment qe eshte pjese e Unazës së Madhe janë drejt përfundimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *