E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Shmangni udhëtimet në Shqipëri”/ DASH: Infektimet nga COVID të larta. Rrezik në Lazarat!

Shtetet e Bashkuara kanë udhëzuar qytetarët amerikanë të shmangin udhëtimet në Shqipëri.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka përditësuar udhëzimet për vendin tonë; duke këshilluar qytetarët të rishikojnë vizitat në Shqipëri, për shkak të situatës së COVID-19.

Sipas njoftimit, Shqipëria ka një nivel të lartë të infektimit me koronavirus dhe shtetasit amerikanë sqarohen se rreziku për t’u infektuar nga COVID-19 mund të jetë më i ulët, nëse ata janë të vaksinuar me të dy dozat.

Në lidhje me sigurinë në vend, SHBA paralajmëron qytetarët të mos udhëtojnë drejt Lazaratit.

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë