Subscribe

Maqedonia e Veriut dhe Kosova shënuan sot 13-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes tyre. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në takim me ambasadorin e Kosovës në Shkup, Florian Qehaja ndër të tjera foli edhe për nismën e Ballkanit të Hapur.

 

Osmani tha se nisma synon thellimin e bashkëpunimit mes shteteve të rajonit, por nëse një anëtar dëmtohet qasje do te ndryshoje.

 

BUJAR OSMANI

 

MINISTRI I JASHTËM I RMV

 

Ballkani i Hapur është një nismë organike, një nismë e vendeve të rajonit, por problem është se aty nuk janë të gjitha gjashtë shtetet. Vlerësoj se janë legjitime qëndrimet e tri shteteve tjera që kanë vendosur të mos jenë pjesë e nismës. Detyra jonë është që të bëjnë përpjekje që t’i bindim, por ne përmes rezultateve duhet të dëshmojnë se jemi vlerë. Nëse nuk tregojmë rezultate atëherë s’ka se pse dikush të na bashkohet.

 

Osmani tha më tej se Maqedonia e Veriut do te mbroje interesat e Kosovës dhe nëse ato dëmtohen nga nisma Ballkani i Hapur atëherë edhe Maqedonia duhet të largohet.

 

BUJAR OSMANI

 

MINISTRI I JASHTËM I RMV

 

Ne, si Maqedoni Veriut nuk do të lejojmë që ndonjë shtet tjetër të dëmtohet. Ne konsiderojmë se nëse dikush do të dëmtohet, mendoj këtu edhe për Kosovën për shkak të pikëpamjeve të saj ndaj kësaj nisme, atëherë ne nuk do të marrim pjesë në këtë nismë. Ne do të jemi gardianë të mbrojtjes së cilit do shtet në Ballkanin e Hapur.

 

Osmani tha në fund se Maqedonia e Veriut mbështet fuqishëm Kosovës në rrugën e njohjeve, në atë të liberalizimit të vizave si dhe për pranim në Këshillin e Evropës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *