Përfaqësuesit e shteteve të rajonit mblidhen këtë të dielë në Shkup për një takim dy ditor me në fokus planin europian të rritjes.

Të pranishëm janë kryeministri Edi Rama, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiç dhe ministri i financave i Bosnjë Hercegovinës, Srdan Amidziç.

Veç liderëve të rajonit, në takim marrin pjesë edhe Gert Jan Koopman, drejtor i përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata në Komisionin Europian si dhe James O’brien, ndihmës sekretar amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë. Takimi dy ditor mbyllet të hënën në mesditë me një konferencë të përbashkët për shtyp.

Përpos diskutimeve për çështjet ekomomike, me interes të lartë do të jenë edhe çështjet e sigurisë dhe marrëdhëniet mes vendeve të rajonit./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *