E martë, 6 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Fasule me llukanik, nga shefja e kuzhinës Albana Mançja

Një pjatë tradicionale, e ngrohtë dhe plot shije, që kombinon fasulet e buta me aromën e veçantë të llukanikut, sjellë nga shefja e kuzhinës Albana Mançja.

Fasule më të shijshme që keni provuar me llukanik nga shefja e kuzhinës Albana Mançja

Përbërësit:
500 g llukanik
250 g fasule të ziera
1 qepë
2–3 thelpinj hudhër
1 spec i kuq
1 spec djegës
250 ml salcë domatesh
3 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë çaji rigon
1 lugë çaji paprika
Kripë
Piper i zi
Majdanoz i freskët

Përgatitja:
Presim llukanikët në feta dhe i skuqim në vaj ulliri derisa të marrin ngjyrë të artë. I heqim nga tigani dhe i lëmë mënjanë.

Në të njëjtin tigan shtojmë qepën dhe hudhrën e grirë dhe i kaurdisim derisa të zbuten. Shtojmë specin e kuq dhe specin djegës të prerë në shirita dhe vazhdojmë gatimin për rreth 5 minuta.
Shtojmë fasulet e ziera, salcën e domates, rigonin, paprikën, kripën dhe piperin. I përziejmë dhe i lëmë të gatuhen në zjarr mesatar për rreth 10 minuta.

Në fund, rikthejmë llukanikët në tigan dhe vazhdojmë gatimin edhe për 5 minuta, derisa të gjitha shijet të lidhen mirë.

E shërbejmë të ngrohtë, me majdanoz të freskët sipër. Shoqërohet shumë mirë me bukë të freskët ose pilaf.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.