Një incident i pazakonte ka ndodhur mes një biznesmeni dhe një gazetari në Maqedoni. Një konflikt i nisur në facebook, ka agravuar duke dale përtej rrjetit social.

 

Gazetari Branko Gerovski i afërt me qeverinë aktuale dhe biznesmeni Lupço Palevski, kanë paralajmëruar pas një sërë akuzash me statuse në Facebook, për një ballafaqim në sheshin e Shkupit.

 

Palevski i cili mbështet opozitën e Gruevskit ishte shprehur në facebook se do ta qëllonte Gerovskin, i cili mbante disa dokumente në duar për kundërshtarin. Por ne fund i ka hedhur drejt tij një kovë me bojëra.

 

Sipas mediave vendase, biznesmeni e ka akuzuar gazetarin se publikon lajme të rreme, ku fyhet ai dhe familja e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *