Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi se organet më të larta drejtuese të partisë vendosën të tërhiqen nga koalicioni qeverisës në Maqedoninë e Veriut.
“Aleanca për Shqiptarët kalon në opozitë. Ky nuk ishte një ndryshim që premtuam, por vetëm zëvendësim. Kur nuk ka besim të ndërsjellë mes partive të koalicionit me një qeveri dhe kur ka dyshime, konspiracione, nuk i mbetet gjë përveçse të mos jetë pjesë e atyre dyshimeve dhe konspiracioneve.”
Ai tha se partia do të punojë për të rifituar besimin e qytetarëve në zgjedhjet lokale.
“Nuk i realizuam ndryshimet që i kishim premtuar dhe qytetarët me të drejtë na kritikojnë për këtë. Prandaj vendosëm të kthehemi te qytetari dhe t’i kërkojmë sërish besimin në zgjedhjet lokale të tetorit. Sot konstatuam se, nëse brenda Qeverisë ka mungesë besimi, atëherë duhet të largohemi prej saj.”
Sipas tij, shqiptarët po trajtohen më keq se më parë.
Taravari është takuar edhe me kryeministrin Hristijan Mickoski, i cili deklaroi se Qeveria është e qëndrueshme, me apo pa Taravarin.
/vizionplus.tv