Tifozët që nuk patën mundësinë të shohin yllin argjentinas Lionel Messi në ndeshjen miqësore të futbollit të luajtur në Hong Kong do të mund të rimbursojnë 50 për qind të çmimit të biletës, njoftuan organizatorët.

Organizatori i ndeshjes “Tatler Asia” deklaroi se tifozët do të mund të kërkojnë mbrapsht paratë e tyre, por me kusht që të heqin dorë nga çdo ndjekje ligjore.

Lionel Messi dhe skuadra e tij Inter Miami ndezën zemërim kur kapiteni i Argjentinës u la në stol gjatë një miqësore kundër kombëtares vendase më 4 shkurt.

Tetë herë fituesi i Topit të Artë nuk hyri në lojë me shpjegimin se kishte një dëmtim në ijë.

Shikuesit paguan deri në 570 euro për të ndjekur ndeshjen dhe shumë prej tyre u shprehën të pakënaqur për mungesën e Messit, por sidomos për sjelljen e tij dhe faktin që ai nuk iu drejtua as publikut në stadium. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *