E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shkrumbohet sipërfaqja me barishte në Pogradec, ndërhyn zjarrfikësja

Një sipërfaqe me barishte është shkrumbuar në zonën e Gurit të Kuq në Pogradec. Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. Flakët janë vënë nën kontroll nga nga zjarrfikësit e Pogradecit që ndërhyjnë në kohë. Përhapja e flakëve mund të rrezikonte banesat pranë.

 

Zona të ndryshme të vendit janë përfshirë vazhdimisht nga flakët, ku disa prej vatrave dyshohet se iu është vënë zjarri qëllimisht.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë