E martë, 6 Tetor 2026 Zilia deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Shkrumbohet nga flakët makina në Shëngjin, shpëtojnë dy vajzat që ndodheshin në mjet

Një makinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në afërsi të “Ranës së Hedhun” në Shëngjin. Mësohet se makina tip “Benz” në pronësi të Adriatik Çalas është shkrumbuar plotësisht sapo është parkuar pranë banesës, ndërsa ka qenë ende e ndezur.

Brenda mjetit në momentin që ra zjarri ndodheshin dhe dy vajzat e familjes, por që fatmirësisht arritën të shpëtonin pa lëndime.

Zjarrfikësit mbërriten menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve. Dyshimet praprake janë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë defekt në mjetin tip benz.

Më shumë video

Reklamë