Subscribe

Një masiv me pisha pranë qytetit të Laçit është përfshirë nga flakë masive. Për marrjen nën kontroll të flakëve janë angazhuar 50 efektivë të Forcave të Armatosura, helikopteri Cugar dhe 2 mjete zjarrfikëse. Mësohet se flakët ndodhen pranë banesave në zonë.

 

Ministri i mbrojtjes, Niko Peleshi bën me dije se situata është sfiduese për shkak të terrenit të vështirë, ku zjarri është përhapur me shpejtësi.

 

Lidhur me ngjarjen është vënë në pranga dhe një zjarrvënës, V.H. 41 vjeç. Lajmi njoftohet nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili thekson se të gjitha forcat zjarrfikëse pranë bashkisë Kurbin janë angazhuar për normalizimin e situatës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *