E diel, 11 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Shkrumbohen nga zjarri dy banesa në Bulqizë, dy familje mbeten në qiell të hapur

Dy familje kanë mbetur në qiell të hapur pasi banesat e tyre u përfshinë nga flakët mbrëmjen e kaluar.

Ngjarja ndodhi në fshatin Fushë Bulqizë, dhe sipas familjarëve zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike rreth orën 19:00.

Reklamë

Në momentin e zjarrit, në banesë nuk ka patur njeri ndërsa familjarët janë njoftuar nga fqinjët.

Latif Doga shprehet se zjarri ka nisur nga një shkëndijë elektrike në katin e dytë të banesës. Ai thotë se asgjë nuk ka shpëtuar pa u djegur, ndërsa ka mbetur në mëshirë të fatit dhe do të jetojë në rrënojat e mbetura nga zjarri. Ai i bën apel institucioneve që ta mbështesin.

Reklamë

Edhe banesa e Elidon Dogës është shkrumbuar e gjitha nga flakët. Vetë ai shprehet se 6 anëtarët e të dyja familjeve kanë mbetur në qiell të hapur dhe se nuk kanë ku të jetojnë. Ashtu si Latifi, edhe Elidoni bën apel për ndihmë në këto momente të vështira me të cilat po përballet familja e tij.

Ndërkohë, djegies nga zjarri nuk i ka shpëtuar asgjë edhe pse aty ka mbërritur mjeti zjarrfikës. Për të llogaritur dëmet e shkaktuara pranë familjeve Doga kanë shkuar specialistët e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Bulqizë, ku pritet të hartojnë raportin ekonomik në ditët në vijim./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë