E enjte, 17 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 13:30 Në vijim ora 13:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Shkrihet” Hetimi Tatimor në Shkodër, 22 të shkarkuar

Ilustrim · Vizion Plus

Furtunë në Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Shkodër. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka deklaraur se janë rekomanduar 22 largime nga puna dhe 14 vërejtje me paralajërim.

 

Në një dekarlatë për mediat, Gjonaj deklaroi se gjatë kontrollit janë konstatuar një sërë shkeljesh të ndryshme të cilat lidhen me mosrespektimin e kritereve ligjore, shkelje të rregullave të inspektimit apo mangësi në plotësimin dhe mbajtjen e dokumentacionit përkatës.

 

Gjonaj tha se është rekomanduar largimi nga detyra për:

 

-Drejtorin e Drejtorisë së Hetimit Tatimor – Rajoni Verior Shkodër

-21 inspektorë të hetimit tatimor.

 

Ndërkohë, ajo theksoi se janë rekomanduar vërejtje me paralajmërim për largim nga puna për:

 

-1 Përgjegjës Sektori i Zbatimit

-13 inspektorë të hetimit tatimor;

 

Ministrja tha se janë proceduar gjithashtu edhe 4 ish-punonjës të ZVRPP Kavajë, për të cilët Gjykata e Apelit Durrës, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”.

 

Ndërsa nga ana e Policisë së Shtetit, Gjonaj tha se janë referuar materialet në Prokurori edhe për një ish-kryetar komune në Lezhë dhe 2 ish-komisionerë për ndarjen e tokave në Velipojë të Shkodrës për korrupsion dhe falsifikim të dokumenteve.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh