E diel, 4 Tetor 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Grabiten dy pika karburanti brenda pak minutash në Bulqizë, shpallet në kërkim 32-vjeçari

Një grabitje me dhunë është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në Bulqizë dhe Fushë-Bulqizë, ku dy persona dyshohet se kanë grabitur xhiron ditore të dy pikave të karburantit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:54, ndërsa autorët kanë marrë në total 56.900 lekë.

Sipas Policisë, njëri prej autorëve është identifikuar si A. H., 32 vjeç, banues në Bulqizë, i cili është shpallur në kërkim. Ai dyshohet se ka kryer grabitjet në bashkëpunim me një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është përcaktuar.

Reklamë

Gjatë kontrolleve të kryera pas ngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar një automjet tip “Toyota”, pa targa, si dhe një motomjet. Të dyja mjetet dyshohet se janë përdorur nga autorët gjatë grabitjeve.

Policia vijon kërkimet për kapjen e 32-vjeçarit dhe identifikimin e personit tjetër të përfshirë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.