“Shkollat po hapen”/ Mjeku Alimehmeti: Lajmet e mira s’paskan të sosur sot

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti e konsideron një lajm të mirë vendimin për hapjen e shkollave.
Në një postim në “Facebook”, mjeku ka cituar raportin e ECDC, sipas së cilës, fëmijët nuk janë në risk të shtuar dhe se shkollat nuk janë ambiente që shtojnë transmetimin komunitar, teksa shkruan se ky muaj duhet shfrytëzuar për përmirësime.
“Lajmet e mira nuk paskan te sosur sot! Kuptohet me kujdes dhe duke shfrytezuar kete muaj per permiresime te metejshme por…. SHKOLLAT PO HAPEN! Raporti i ECDC (European Center for Disease Control) i dates 6 gusht 2020 e thote qarte: Femijet nuk jane ne risk te shtuar dhe shkollat nuk jane ambjent qe shton transmetimin komunitar. Forca miq! Dielli lind gjithmone!”




