E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shkollat në Itali rifillojnë më 14 shtator

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte njoftoi se shkollat do të rihapen më 14 shtator.

Gjatë një konference për shtyp, Conte deklaroi se shkollat do të zbatojnë disa masa sigurie, të tilla si garantimi i distancimit shoqëror dhe sigurisë maksimale.

Ai tha se mbyllja e shkollave ishte një zgjedhje shumë e dhimbshme, ndërsa theksoi se nuk do të tolerohen klasat e tejmbushura me nxënës.

“Ne jemi më të përgatitur me udhëzimet, për t’u kthyer më të sigurt në shtator. Kemi vënë në dispozicion një miliardë euro shtesë për investime të mëtejshme në shkolla, të cilat do të na lejojnë të kemi një shkollë më moderne, më të sigurt dhe gjithëpërfshirëse.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë