Hapja e vitit të ri shkollor në shumë rrethe është shoqëruar me dy probleme, mësim me ty turne dhe rënie të numrit të nxënësve.
Në Durrës këtë të hënë u ulën në banka rreth 25300 nxënës dhe gjatë shtatorit, pritet që të gjitha shkollat 9-vjeçare të kenë oficerë sigurie.
Në fshatin Pleshisht të Pogradecit, për herë të parë pas dekadash, nuk do të dëgjohet më zilja e shkollës. Godina e dikurshme arsimore, që ka strehuar mbi 140 nxënës, këtë vit mbeti e heshtur. Korridoret dhe klasat janë mbuluar nga barishtet e gjembat, pasi fshati nuk ka më asnjë fëmijë.
Gjatë këtij viti arsimor janë mbyllur dy shkolla dhe një klasë kolektive vetëm në zonën e Mokrës.
Ky fenomen nuk kufizohet vetëm në Pogradec. Në të gjithë qarkun e Korçës, këtë vit janë mbyllur 9 klasa kolektive, ndërsa shkollat numërojnë të paktën 3,700 nxënës më pak.
Në Elbasan, ndryshe nga bashki të tjera të prefectures, janë bërë riorganizime për të krijuar kushte më të mira mësimore. Dy prej shkollave janë bashkuar duke liruar ambientet për shkollën speciale “Zëra Jete”, që frekuentohet nga fëmijë me aftësi të kufizuara dhe që pritet të ketë një godinë të re.
Pritet që gjatë këtij viti të përfundojnë rikonstruksioni në tre shkolla të tjera të rëndësishme të qytetit.
Edhe shkolla “Avni Rustemi” në Vlorë hapi dyert pas rikonstruksionitm ndërsa jatër objekte të tjera janë në proces. Aktualisht, në këtë qark mësojnë mbi 11 mijë e 500 nxënës
Mbi 13 mijë nxënës kanë nisur mësimin në shkolla edhe në Fier, ku rreth 900 prej tyre janë ulur për herë të parë në klasën e parë. Dy institucione janë hapur të rikonstruktuara, librat janë shpërndarë në kohë dhe stafi mësimor është plotësisht i kompletuar.
/vizionplus.tv





