E hënë, 5 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Shkolla në Kryevidh, si në mesjetë”/ Vokshi: Arsimi për PD, prioritet kryesor

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi u ndal këtë të enjte në Kryevidh, për të treguar nga afër gjendjen e shkollës 9-vjeçare “Rreth Greth”. Vokshi tha për mediat se kushtet në këtë shkollë janë shumë të këqija.

 

Reklamë

“Jam këtu pranë shkollës 9-vjeçare “Rreth Greth” në Kryevidh. Për shkak të kushteve të kësaj shkolle që edhe në mesjetë mund të mos gjendeshin ashtu siç janë kushtet këtu gjysma e fëmijëve janë larguar për në fshatra të tjerë. Në fakt shkolla si kjo janë fytyra e vërtetë e arsimit të Edi Ramës. Nuk është e vetmja shkollë. Janë edhe dhjetëra shkolla të tjera që gjenden në të njejtat kushte, në të njejtën situatë të mjeruar mesjetare. Ndaj dhe prindërit, një pjesë e mirë e tyre detyrohen që ti heqin fëmijët nga shkollat si kjo dhe ti dërgojnë me kilometra larg për tiu siguruar kushte pak më të mira fëmijëve të tyre, deri edhe 15 kilometra larg nga këtu.”

 

Albana Vokshi u shpreh se PD do të ndryshojë ‘fytyrën’ e arsimit kur të vijë në pushtet.

 

“Por më 25 prill kjo gjë do të marrë fund. Më 25 prill ne do ti kthejmë shpresën qytetarëve shqiptarë sepse arsimi për Partinë Demokratikë është një ndër prioritetet kryesore. Ne do ndërtojmë, do rindërtojmë të gjitha shkollat në çdo cep të Shqipërisë, do sigurojmë që ato të kenë kushte modern, infrastrukturë me standarde europiane apo më të mirat ndërkombëtare, do të sigurojmë që çdo fëmijë në çdo cep të Shqipërisë të ketë mundësi të barabarta për arsimim cilësor.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë