29-vjeçarja që u dërgua pa shenje jete në spitalin e Durrësit mësohet se kishte vetëm disa ditë që ishte bërë nënë.

 

Burimet konfirmuan se viktima është identifikuar si Ardita Muça nga Arapaj. Ajo kishte sjellë në jetën fëmijën e saj në datën 30 qershor në maternitetin e Durrësit, me operacion cezarian.

 

Më pas e reja ka dalë nga spitali, por në rrethana ende të paqarta, ka humbur ndjenjat në shtëpi.

 

Nga ana e familjarëve hidhen akuza për mjekët. Trupi i 29-vjeçares do t’i nënshtrohet një ekpertize mjeko-ligjore të specializuar, për të zbuluar pse vdiq ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *