Subscribe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku ka ndërruar jetë një fëmijë 3-vjeçar, i cili kishte shkuar në spital me temperaturë të lartë.

 

Burime pranë spitalit të Elbasanit konfirmojnë se fëmija është paraqitur në spital ditën e djeshme rreth orës 17:00 me temperaturë të lartë dhe shenja të gripit stinor.

 

Mjekët e kanë mbajtur nën vëzhgim dhe për shkak të komplikacioneve ka ndërruar jetë në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm. Aktualisht pritet ekspertiza mjekoligjore për të zbardhur shkaqet e sakta të humbjes së jetës së të miturit

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *