Subscribe

Mjeshtri i madh i humorit, Zef Deda, u shua paraditen e kësaj të premteje, duke lënë pas veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme. Kryeqendra e veriut humbi një emër të madh të artit, që prej dekadash dhuroi të qeshura tek publiku shqiptar përmes humorit të tij të përjetësuar në memorien e çdo shqiptari.

 

Ai dha frymën e fundit në moshën 73-vjeçare, në qytetin e lindjes, pas një sëmundjeje të rëndë që e mundonte prej kohësh.

 

Zef Deda është një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si “Charlie Chaplin i Shqipërisë”. Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. Eshtë shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Filloi shkollën e lartë për Gjuhë – Letërsi, por nuk e mbaroi dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës.

 

Talenti i tij spikati që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arriti të realizojë qindra figura artistike, prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë Shkodran. Pas një shkeputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai u kthye në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdoi me shumë sukses. Zef Deda u martua me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julian Deda dhe Marjan Deda. Zef Deda gjithashtu ka interprertuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *