Subscribe

Një i moshuar ka humbur jetën mëngjesin e së martës, pasi u përplas nga treni i udhëtareve i linjës Shkodër – Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth në orën 07.40 minuta në lagjen “Tre Heronjtë”, në afërsi të stacionit të trenit në Shkodër. Viktima është Nikë Hasanaj, 74 vjeç.

Kanë qenë kalimtarët ata që kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën. Edhe pse kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë, për shkak të plagëve 74-vjeçari ka ndërruar jetë në vend. Në momentin e aksidentit, viktima transportonte dru dhe po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës, përmes shinave të trenit. Ai nuk ka mundur ta shoh trenin që po kalonte, ndërkohë as drejtuesi i lokomotivës, nuk e ka pikasur në kohë 74-vjeçarin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *