Pas rritjes se temperaturave dhe nisjes se reshjeve te shiut, kane filluar dhe problemet e para me përmbytjet ne qarkun e Shkodrës.

 

Si pasoje e prurjeve te shumta ne lumin Drin, është bere shkarkimi i ujit, i cili deri me tani ka mbuluar rreth 300 hektarë ne Obot te njësisë administrative, ana e malit. Por ne zonat e larta malore, prezenca e bores është e madhe, çka ka sjellë dhe probleme ne qarkullim ne aksin Prekal-Theth, ndërsa disa fshatra janë te izoluara.

 

Edhe ne disa zona te tjera malore te vendit ka ende probleme me bllokimin e rrugëve nga dëbora dhe rrëshqitjet e dherave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *