Një shkëmbim zjarri ka ndodhur në kufirin mes Shqipërisë e Greqisë gjatë mëngjesit të së premtes. Ngjarja u regjistrua në Igumenicë, teksa policia sekuestroi 100 kilogramë kanabis sativa. Një trafikant i cili dyshohet të jetë shqiptar, ka hapur zjarr duke sjelle reagimin ne te njëjtën forme edhe te policisë greke. Nga të dhënat, dyshohet se lënda narkotike kishte kaluar kufirin e gjelbër nga Shqipëria dhe do të transportohej për në Greqi, por gjithçka u zbulua nga policia e vendit fqinj qe bllokoi ngarkesën në fshatin Anavrito. Droga, ishte fshehur në zonën kufitare dhe mendohet se ruhej nga trafikanti deri në mbërritjen e mjetit për ta marrë atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *