E hënë, 16 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Shkeljet në tenderat e Drejtësisë, kontratat u lidhën pa patur fonde të mjaftueshme

Zbulohen detaje nga shkeljet për të cilat zyrtare e ish zyrtare te ministris se drejtesise përfunduan në burg, nën akuzën e shpërdorimit të detyres dhe cënimit te barazise ne tendera.

 

Vizion Plus zbardh vendimin e plotë të gjykatës së Tiranës, e cila vendosi të lërë në burg 3 persona, drejtori i shërbimeve mbështetëse Aurel Lamce, si dhe specialistët e IT, Lysien Ali dhe Arlind Alikaj.

 

Reklamë

Ndërsa në arrest shtëpie u la ish sekretarja e përgjithshme e ministrisë Juliana Hoxha, ndonëse prokuroria kërkoi arrest me burg. Për 8 të tjerë, gjykata vendosi masën detyrim paraqitje.

 

Në kërkesën për gjykim thuhet se tenderi i monitorimit me kamera në burgun e Lezhës e të Fushë-Krujës, është lidhur në kundërshtim me ligjin. Investimi i kryer sipas akuzës, nuk është i argumentuar me efektivitetin e përdorimit të fondeve buxhetore.

 

Po ashtu, nga hetimet ka rezultuar se në momentin e lidhjes së kontratës, Ministria e Drejtësisë, në cilësinë e Autoritetit Kontraktor, nuk ka pasur në dispozicion fonde të mjaftueshme.

 

Sipas prokurorisë, kjo gjë është vërejtur edhe në hetimet e të paktën dy tenderave të tjerë.

 

Si pjesë e kësaj dosjeje, në hetim ishin një grup i gjerë personash, 12 prej të cilëve u çuan në gjykatë nga Prokuroria. Ndërsa hetimet u shtrinë në 5 tendera të ndryshëm për periudhën kohore 2016-2017.

 

Ato kishin në fokus mirëmbajtjen e sistemit te kamerave në 7 gjykata adminisrative, mbikqyrjen elektronike, regjistrin noterial, kamerat e burgut te lezhes dhe fushe krujes si dhe sistemin elektronik te permbarimit.

Më shumë video

Reklamë