Kryeministri i Çekisë, Andrej Babis i kërkoi ministrit të Shëndetësisë, Roman Prymula që të japë dorëheqjen. Ai e njoftoi gjatë një konference shtypi këtë të premte.

Skandali shpërtheu të premten kur gazeta Blesk publikoi fotografinë e ministrit Prymula, duke dalë nga një restorant dhe duke hyrë në makinë pa maskë.

“Unë i kërkova z.Faltýn që të jepte dorëheqjen. Kjo është e papranueshme. Kur stafi ynë mjekësor po lufton në vijën e parë për të shpëtuar jetët e bashkëqytetarëve tanë’, u tha Babis gazetarëve.

Në një intervistë, Prymulase tha se ai mori pjesë në një takim pune me kreun e fraksionit parlamentar të partisë në pushtet Jaroslav Faltynek, i cili u zhvillua në një dhomë të pasme të një restoranti që duhej të ishte mbyllur.

Sipas masave aktuale të ndërmarra nga qeveria, restorantet duhet të qëndrojnë të mbyllura dhe se maskat duhet të përdoren me detyrim. Prymula u akuzua për arrogancë dhe hipokrizi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *