E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shkelën vetëkarantinimin, ndëshkohen me 700 mijë lekë 3 punonjës fasonerie në Krujë

3 shtetas janë ndëshkuar me 700 mijë lekë për shkelje të vetëkarantinimit të detyrueshëm, pasi nuk u gjetën në banesë gjatë kontrollit.

Bëhet fjalë për 51-vjeçarin me iniciale Sh. P., O. H., 28 vjeç dhe A. B., 41.

Reklamë

Këta shtetas janë punonjës të një fasonerie në Krujë, e cila është mbyllur në 15 prill dhe iu është thënë të vetëkarantinohen. Mirëpo, shërbimet e policisë i kanë konstatuar jashtë banesës së tyre dhe janë gjobitur me 700 mijë lekë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në Krujë janë ndëshkuar me masë administrative 5 administratorë lokalesh, për hapje të aktivitetit të tyre.

Po ashtu, ka përfunduar në pranga edhe një 31-vjeçar në Durrës për qarkullim pa autorizim dhe në gjendje të dehur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë