Një emigrant shqiptar në Britani, në tentativë për ti ikur policisë është përplasur me një ndërtesë të një familje britanike.

 

Shqiptari i identifikuar si Eljado Prendaj, 25 vjeç, goditi me makinë duke shënuar një dëm prej 40 mijë paundsh.

 

Sipas mediave ndërkombëtare gjykata në Southampton, tha se Prendaj nga Shqipëria dhe që jetonte në mënyrë ilegale në Mbretërinë e Bashkuar, iu arratis policisë në përpjekje për të shpëtuar në rrugën M27 pranë Eastleigh në Hampshire.

 

Kur policia mbërriti në vendngjarje, konstatuan që makina tip Ford Focus, kishte përplasur edhe dy automjete të tjera përveç ndërtesës.

 

Craig Collins dhe familja e tij ishin në gjumë kur makina e drejtuar nga Prendaj, u përplas në shtëpinë e tyre në orën 3 të mëngjesit më 8 nëntor, duke shkaktuar mbeturina brenda ndërtesës, posaçërisht në dhomën ku po flinte djali i tyre i vogël.

 

Ndërkohë pas kryerjes së dënimit Prendaj do të dëbohet nga Britania e Madhe.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *