Subscribe

Policia Italiane ka shkatërruar një bandë të trafikut të drogës duke vene në pranga 12 persona, mes tyre 7  shqiptarë, 4 tunizianë dhe 1 algjerian.

 

Grupi ishte vënë nën vëzhgim përgjatë vitit 2020 në kohën e pandemisë kur ishte vënë re se për shkak të bllokimit të lëvizjes nga Covid-19 anëtarët e bandës shpërndan sasi të ndryshme kokaine dhe heroine me biçikletë.

 

Klientët ishin paralajmëruar që në bisedat telefonike të mos flisnin në mënyrë të drejt përdrejt dhe nga përgjimet është zbuluar se frazat kryesore që përdoreshin ishin “A do më sillni 10 euro ushqime?” si dhe “Kam nevojë për kafe dhe qumësht”.

 

Të gjithë personat e arrestuar janë meshkuj nga mosha 32 deri në 52 vjeç ndërsa mësohet se furnizuesi kryesor I bandës me heroine dhe kokaine ishte një shqiptar 47 vjeçar.

 

Hetimet zbuluan se droga dërgohej në Itali nga një shpërndarës i phttps://www.youtube.com/watch?v=GWueXItaw68aidentifikuar me bazë në Shqipëri, i njohur si ‘Pelo’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *