E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shkatërrohet grupi kriminal i kokainës në Itali, 5 shqiptarë në pranga

Shkatërrohet një tjetër grup i strukturuar kriminal që ushtronte veprimtari në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Operacioni i koduar “Car Sharing” është zhvilluar në Itali dhe në Shqipëri.

Në Shqipëri kanë përfunduar në pranga dy dy anëtarë të grupit kriminal, si dhe tre të tjerë në Itali, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia italiane.

Në Fier u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve: K. Ç., 34 vjeç dhe Sh. Z., 35 vjeç, me banim ne Lushnje.

Ndërkohë, në Itali u arrestuan H. SH., 28 vjeç dhe A. M., 45 vjeç, nga Lushnja dhe D. T. , 28 vjeç, nga Durrësi, të tre me banim të përkohshëm në Itali.

Reklamë

Gjithashtu në Itali u shpall në kërkim shtetasi shqiptar E. H., me banim të përkohshëm në Itali.

K. Ç., në rolin e organizatorit, koordinatorit dhe përgjegjësit të aktiviteteve kriminale të grupit që u godit mëngjesin e sotëm, negocionte me tregtarët e drogës dhe mbikëqyrte furnizmin me drogë, për ta trafikuar në rajonin e Toscanës. Bëhet fjalë për periudhën gusht 2017 deri në mars 2018.

SH. Z., në rolin e tij si pjesëmarrës kontrabandonte kokainë dhe ia dorëzonte personave që kishin negociuar më parë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë