E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shkatërrohet grupi i trafikantëve në Itali, mes të arrestuarve ka shqiptarë

Gjatë persona kanë rënë në prangat e policisë italiane mes të arrestuarve ka edhe shqiptare. Të ndaluarit janë mbajtur nën hetim që nga viti 2016, ndërsa origjina e tyre është nga Shqipëria, Rumania si dhe nga Italia.

 

Sipas mediave italiane arrestimi i tyre është kryer në zonat Molise, Abruzzo dhe  në Puglia. Ndërkohë akoma nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e trafikantëve, por raportohet se ata së bashku funksiononin përmes grupit të strukturuar në shitjen e lëndëve narkotike të llojeve kokainë, heroinë si dhe subastancave të tjera të ndaluara.

 

Reklamë

Ndër të tjera në media thuhet se ka dyshime të forta se ky grup furnizohej nga një shqiptar tjetër, i cili kishte veprimtari në fushën e trafikimit të drogës.

 

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit të shitjes së drogës, pasi dyshohet se pas të arrestuarve, fshihen edhe persona të tjerë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë