Një grup prej gjashtë personash, që merreshin me kultivimin e bimëve narkotike, u shkatërrua këtë të hënë nga Policia e Skraparit.

 

Mes personave të arrestuar janë edhe kryeplaku i fshatit Çorrogjafë dhe një punonjëse policie në Bashkinë e Durrësit. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë si edhe në ambientet përreth, u gjetën dhe u sekuestruan 176.5 kg kanabis.

 

Në gjendje të lirë u procedua edhe një 14-vjeçar. Gjithashtu, u shpall në kërkim një administrator i Njësisë Tërpan në Berat sepse akuzohet se nuk ka kontrolluar territorin dhe nuk ka dhënë informacion për kultivimin e bimëve narkotike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *