Policia e Durrësit zhvilloi një operacion të koduar “Baza” për të goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

 

Gjatë aksionit, uniformat blu prangosën shtetasit K. Xh., 32 vjeç dhe E. V., 33 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të dy banues në Durrës.

 

Ata kishin marrë me qira një banesë dhe e kishin përshtatur për përpunimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

 

Forcat e policisë gjetën në banesë 1 armë zjarri tip “Beretta”, municion luftarak, 2 peshore elektronike, një sasi prej 73.940 lekësh të rinj dhe 49 euro vlerë monetare e përfituar nga shitja e lëndës narkotike, 408 gramë lëndë narkotike heroinë dhe 11.5 gramë lëndë narkotike kokainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *