E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Shkatërrohet banda shqiptare/ Arrestohen 30 persona, sekuestrohen armë dhe drogë

Tridhjetë persona, pjesëtarë te një bande kriminale shqiptare e cila trafikonte drogë dhe armë në të gjithë botën janë vënë në pranga, në kuader të një operacioni të shtrirë në disa shtete.

 

Dhjetëra pjesëtarë të grupit kriminal u arrestuan në disa vende të Bashkimit Evropian si Spanjë, Itali, Gjermani, Kroaci dhe Holandë, pas bastisjes së 60 shtëpive.

 

Reklamë

Mediat belge raportojnë se objektivi i tyre ishte mafia shqiptare dhe tregtia e tyre ndërkombëtare e drogës dhe e armëve.

 

Bëhet me dije se janë sekuestruar armë, kokainë, para, ora luksoze, diamante dhe automjete. Më tej, mediat e huaja shkruajnë se ka një shans  që aksioni i mëngjesit të së martës të lidhet me një operacion të ngjashëm që u krye në Bruksel në tetor të vitit të kaluar.

 

Ishte “zbulimi i një bote të re kriminale në të gjithë territorin e Brukselit, e cila deri më tani ka arritur të mbetet kryesisht e padukshme“,- tha Eric Jacobs, drejtor i Policisë Gjyqësore Federale të Brukselit.

 

Hetimi nisi në shtator 2020 kur gjatë kontrollit në një garazh në Bruksel u gjet një sasi e madhe acetoni, së bashku me disa veshje . Zyra e prokurorit federal hapi më pas një dosje, e cila drejtohej nga një hetues i Brukselit.

Më shumë video

Reklamë