Policia greke ka çmontuar një organizatë kriminale, anëtarët e së cilës kryen sulme ndaj klientëve të klubeve të natës në qendër të Athinës dhe ndaj tifozëve gjatë ndeshjeve të futbollit brenda stadiumeve, në rajone të ndryshme të Atikës.

Në pranga kanë rënë 8 persona, ndërsa 1 tjetër është shpallur në kërkim.

Lexo edhe :

Related Posts

Siç doli nga hetimi, anëtarët e organizatës të paktën që prej korrikut 2022 kryenin rrahje klientësh në lokalet e natës në qendër të Athinës, ndërsa ishin përfshirë edhe në incidente me tifozë brenda fushave të lojës gjatë ndeshjeve të futbollit në Atikë.

Është provuar se ata kanë qenë të përfshirë në 2 sulme ndaj klientëve të klubeve të natës në qendër të Athinës, gjatë muajve mars dhe shtator të vitit të kaluar, të cilat rezultuan me plagosjen e rëndë të klientëve, mes të cilëve dy police.

Pas kontrolleve që policia ka kryer në banesat e tetë personave të arrestuar janë gjetur rrobat që kishin veshur në momentet e sulmeve, ndërkohë që një nga protagonistët e ngjarjeve të mësipërme po i shmanget arrestimit me informacionet se ai ndodhet në Shqipëri.

Sipas medieve greke, bëhet fjalë për një 31-vjeçar nga Shqipëria, i cili dyshohet se ka pasur kontakte me 59-vjeçarin Christos Gialia, i cili u vra pak javë më parë në Mandra të Atikës.

Anëtarët e bandës kanë marrë pjesë në incidentet ndaj punonjësve të policisë gjatë ndeshjeve të futbollit në qershor 2022 në zonën e Rufit, por edhe në të shtënat e ndodhura të dielën e kaluar në Mandra, ndërsa luhej ndeshja mes skuadrave “APOLLON PONTIA ASPROPYRGOU – MANDRAIKOS” .

Oficerët e policisë që janë marrë me rastin e konsiderojnë të sigurt se anëtarët e kësaj bande kanë kryer edhe veprime të tjera të ngjashme dhe për këtë po vijojnë hetimet për të “zbardhur” të gjitha veprimet e tyre.

Ditën e premte të arrestuarit do të dalin para Gjykatës së Athinës./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *