Shkatërrohen 5 grupe kriminale/ Policia: 35 masa arresti të ekzekutuara, pranga 2 efektivëve

Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e koduar “Five” që solli arrestimin e disa personave. Janë evidentuar 13 episode kriminale të trafikimit të narkotikëve, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe kultivimit të bimëve narkotike në qytetet Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë, Lezhë, Prrenjas, gjatë periudhës mars 2019-nëntor 2020.
33 persona janë lënë në “arrest me burg”, mes të cilëve dhe dy punonjës policie.
Ndërkohë, është caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasin N. Ll. dhe “detyrimi paraqitjeje” për A. Sh.
Këto grupe kriminale vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Gjatë periudhës 3-vjeçare të hetimit janë sekuestruar 1 armë zjarri, municion luftarak, sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojeve të ndryshme, qindra bimë narkotike, vaj hashashi dhe një sasi farash kanabisi.




