E martë, 6 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shkarkohet gjyqtari i Shkodrës Ahmet Jangulli, nuk justifikoi dot pasurinë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë te premte nga detyra gjyqtarin e apelit te Shkodrës, Ahmet Jangulli.

 

Reklamë

Shkak i largimit nga vetingu është bere pasuria te cilën gjyqtari nuk arriti ta justifikonte. Hetimi zbuloi se Jangulli u kishte dhënë 12 milionë leke borxh dy personave, por kjo shume sipas komisionit nuk arrihej me te ardhurat e tij.

 

Ndërkohë, gjyqtari rezultoi me probleme edhe persa i takon anës profesionale. Drejtoria e sigurimit te informacionit te klasifikuar zbuloi se gjyqtari Ahmet Jangulli se bashku me një prokuror, kishin lehtësuar pozitën e një te pandehuri. Ne seancën e kaluar, Jangulli mohoi akuzat dhe kërkoi rikonfirmimin ne detyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë