E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Shkarkohet Artan Lazaj, gjyqtari i Tiranë shkelje të mëdha me pasurinë

Kolegji i posaçëm i apelimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Tiranës Artan Lazaj nderkohe qe vendimin per largimin e tij nga detyra ishte marre edhe nga shkalla e pare e vetingut.

 

Por apeli e quajti ne kundershtim me ligjin vendimin e komisionit te pavarur te kualifikimit pasi nuk u pranua kerkesa per nderrimin e trupes gjyqesore.

 

Reklamë

Lazaju shkarkua nga detyra më 18 korrik, pasi nuk justifikonte pasurinë dhe se kishte fshehur të ardhurat. Vendimi i KPK-së, u ankimua nga vetë Lazaj.

 

Por edhe në hetimin e kryer nga kolegji i Apelimit u konstatuan shkelje te medha me pasurinë.

 

Avokati i gjyqtarit  tha se vendimi është i padrejtë dhe beteja do te vazhdoje tashme ne gjykatën e Strasburgut.

 

I pranishëm në dhënien e vendimit ishte edhe vetë gjyqtari Artan Lazaj.

 

 

Më shumë video

Reklamë