Subscribe

Kolegji i Posacem i Apelimit shkarkoi sot nga detyra anetarin e gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, duke thelluar ngërcin në këtë institucion.

Trupa gjykuese i dha të drejtë ankimimit të komisionerit publik, duke rrëzuar vendimin e komisionit të posacëm të kualifikimit që kishte rikonfirmuar në detyrë prokurorin Muci.

 

Kolegji vuri në dukje se besnik muci nuk kishte justifikuar pasurinë e tij e po ashtu kishte kotante me persona të parështatshëm, dukë cënuar figurën e tij.

 

 

SOKOL ÇOMO

 

 

RELATOR, KPA

 

 

Për këto arsye trupa gjykuese, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja b, e ligjit 84 të vitit 2016 për rivlerësimit e gjyqtarëve dhe prokurorëve vendosi, ndryshimin e vendimit numër 58, datë, 1.8.2018 të KPK, dhe shkarkimit nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Besnik Muçi, prokuror në momentin e fillimit të procesit të rivlerësimit, dhe gjyqtar i gjykatës Kushtetuese në momentin e shpalljes së këtij vendimi. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

 

 

Por pas vendimit, Besnik muçi tha se vendimi ishte antiligjor. Sipas tij, mëkati i vetëm i tij ishte kandidimi për anëtar të gjykatës Kushtetuese, duke nënkuptuar se kjo ka ndikuar në vendimin e kolegjit. Por Muçi shkoi edhe më tej, duke thënë se shkarkimi nga detyra nuk e cënon në detyrën e anëtarit të gjykatës kushtetuese.

 

Qenia gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër politike, shtetërore, si dhe me veprimtari profesionale që ushtrohen kundrejt pagesës, me përjashtim të atyre të mësimdhënies, akademike dhe shkencore, sipas ligjit. 

 

Pak minuta pas vendimit reagoi edhe Presidenca. Zëdhënësi i Metës shkruan në facebook: “Zero surprize nga vetingu i partise. Pas deshtimit të rrëmbimit flagrant të gjykatës kushtetuiese, rikthehet skenari për blokimin e këtij institucioni nga të njëjtët aktorë qe e bllokuan per tri vjet. Turp, turp, turp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *