Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi e quajti hakmarrje politike shkarkimin e mjekut të QSUT, Ilir Allkaj. Përmes një postimi në “Facebook”, Bardhi tha se qeveria e ndëshkoi mjekun pse tregoi të vërtetën.
“Shkarkimi politik i raportuar nga mjeku Ilir Allkaj është hakmarrje e Edi Ramës dhe ka vetëm një arsye. Mjeku ngriti zërin dhe tregoi me fakte të vërtetën se qeveria nuk e ka pajisur sistemin shëndetësor me mjetet e duhura pë të mbrojtur mjekët dhe personelin. Të shkarkosh me verbëri politike një mjek, në një situatë kur kërkohet mobilizim i të gjithë profesionistëve në pension të shëndetëisisë, tregon papërgjegjshmëri dhe sjellje kriminale. Partia Demokratike e dënon këtë akt të hakmarrjes politike të kryeministrit kundër mjekut Ilir Allkja me përvojë 27 vjeçare, të cilin e sulmoi politikisht dhe personalisht.”
Nga radhët e demokratëve më herët reagoi edhe zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, e cila po ashtu dënoi shkarkimin e Ilir Allkajt.







Çfar mjeku do ti thuash keti Partiak apo mjek I mbrojtjes te njerzimit?
Ky esht nje mjek qe del dhe tmerron njerzit, e gjith Bota esht ne te njejten kriz dhe nuk kemi par ndo nje mjek te dali ne syra partish dhe te bej ate qe beri ky njeri
Turp I qoft ati dhe ketyre qe akoma nuk e kan kuptuar
Virusin nuk e shpiku Rama esht nje virus qe u mer jeten njerzeve si nga e majta apo e djathta
Fjala ime esht kush e do Kombin lufton per te.